Our Lady of Medjugorje Messages containing 'krahët'
Total found: 2 Nuk kam pa kurrë Zojen të na drejtohet në këte mënyrë”, ka tregue vegjentja. Ka shtri krahët drejt nesh dhe ashtu me krahët të hapun ka thanë:
“Bij të dashtun, sot shtrij krahët drejt jush. Mos keni frikë t’i takoni. Me to due t’ju jap dashuni, paqe dhe t’ju ndihmoj për shelbimin, pra, për këte, bijt e mi, takojini. Ma mbushni zemren me gëzim dhe unë do t’ju udhëheq drejt shejtnisë. Rruga në të cilen unë ju udhëheq asht e vështirë, plot me prova e rrëzime. Unë do të jem me ju dhe krahët e mi do t’ju mbajnë. Të jeni të vendosun me qellim që në fund të rrugës të gjithë sëbashku, në gëzim e dashuni, të mund të kapemi për dore nga Biri im. Eni me mue, mos keni frikë. Ju falenderoj. ”
“Të dashur bij! Ju ftoj të jeni të guximshëm dhe të mos tërhiqeni, sepse edhe e mira më e vogël, shenja më e vogël e dashurisë e mund të keqen që po bëhet gjithnjë më e dukshme. Bijtë e mi! Më dëgjoni në mënyrë që e mira të ketë epërsi, që të mund të njihni dashurinë e Birit Tim! Ajo është dashuria më e madhe: krahët e Birit Tim që përqafojnë. Ai që e do shpirtin, ai që është dhuruar për ju dhe gjithnjë përsëri jepet në Eukaristi, ai që ka fjalët e jetës së pasosur. Të njohësh dashurinë e tij, të ndjekësh gjurmët e tij do të thotë të kesh pasurinë e përshpirtërisë. Ajo është një pasuri që jep ndjenja të mira dhe sheh dashuri e mirësi kudo. Apostuj të dashurisë sime, bijtë e mi, ju jeni si rrezet e diellit që, me ngrohtësinë e dashurisë së Birit tim, ngrohin të gjithë përreth tyre.
Bijtë e mi! Botës i duhen apostuj dashurie, botës i duhen shumë lutje: por lutje të thëna me zemër e me shpirt, dhe jo vetëm të shqiptuara me buzë. Bijtë e mi! Priruni drejt shenjtërisë, por në përvujtëri! Në përvujtërinë që i lejon Birit tim të bëjë nëpërmjet jush atë që ai dëshiron. Bijtë e mi! Lutjet tuaja, fjalët tuaja, mendimet dhe veprat, e gjithë kjo ju hap ose ju mbyll dyert e Mbretërisë së Qiejve. Biri im ju ka treguar udhën dhe ju ka dhënë shpresën, dhe unë ju ngushëlloj dhe ju jap guxim. Sepse, bijtë e mi, unë e kam njohur dhimbjen, por kam pasur fe dhe shpresë. Tani kam shpërblimin e jetës në Mbretërinë e Birit tim. Prandaj më dëgjoni, kini guxim, mos u tërhiqni! Ju falënderoj! ”
To compare Medjugorje messages with another language versions choose