Language 

Updates  | Medjugorje[EN]  | Messages  | Articles[EN]  | Videos[EN]  | Pictures[EN] | Site Map  | About[EN]

www.medjugorje.ws » Text version » Our Lady of Medjugorje Messages » Our Lady of Medjugorje Messages containing 'besim'

Our Lady of Medjugorje Messages containing 'besim'

Total found: 6
Bij të dashur, dëshëroj t’ju falënderoj nga zemra për agjrimin e kreshmeve. Dëshëroj t’ju ftoj të vazhdoni të jetoni agjërimin me zemër të hapur. Me agjërim e heqje dorë nga disa gjëra, bijtë e mi, do të jeni më të fortë në besim.Tek Hyji do të gjeni paqen e vertetë përmes lutjes së përditëshme. Unë jam me ju dhe nuk lodhem. Dëshëroj t’ju çoj ju të gjithëve bashkë me mua në parriz, prandaj të vendosni çdo ditë për shenjtërim. Faleminderit që i jeni përgjigjur thirrjes sime.

Bij të dashur, edhe në këte kohë të vështirë Dashuria e Hyjit më sjell tek ju. Bijt e mi, mos kini frikë, unë jam me ju. Me besim të plotë ma dhuroni zemren tuaj që të mund t’ju ndihmoj të njihni shenjat e kësaj kohe që jetoni. Unë do t’ju ndihmoj të njihni dashurinë e Birit tim. Unë, përmes jush, do të triumfoj. Ju falenderoj.
Si zakonisht, edhe këte herë Zoja ka ftuar të lutemi për meshtarët duke thënë: “Kur meshtarët ju bekojnë, ju bekon Biri im”.

Bij të dashur, ju ftoj të më shoqëroni me zemër të hapur dhe me besim të plotë në misionin që Hyji më ka besuar. Udha ku unë ju prij, për vullnet të Hyjit, është e vështirë por kerkon këmbëngulje, dhe në fund, do të gjendemi të bashkuar të gjithë tek Hyji. Ndërkaq, bijt e mi, mos pushoni së luturi për dhuntinë e besimit. Vetëm përmes besimit Fjala e Hyjit do të jetë dritë në errësirën që do të na mbulojë. Mos kini frikë. Unë jam me ju. Ju falënderoj”. Mirjana ka shtuar edhe: “Në fund të të shfaqurit, ndersa Qielli hapej, kam parë një dritë të dendur dhe të fortë dhe Zoja ka hyrë në qiell përmes asaj drite.

Të dashur bij! Punë të mëdha ka bërë për mua i Gjithëpushtetshmi, ashtu sikurse i bën në të gjithë ata që ëmbëlsisht E duan dhe me besim e vërtetësi I shërbejnë. Bijtë e mi! Ati Qiellor ju do, dhe për dashuri të Tij unë jam këtu me ju. Ai ju flet: përse nuk dëshironi të shihni shenjat? Me Të gjithçka është më e lehtë. Dhimbja e jetuar me Të është më e lehtë sepse ka besim dhe besimi ndihmon në dhimbje: dhimbja pa besim çon në dëshpërim. Dhimbja që jetohet dhe i jepet Hyjit lartëson. A nuk është Biri im që falë flisë së tij të dhimbshme ka shëlbuar botën? Unë, si Nënë e saj, isha me Të në dhimbje e në mundime, kështu siç jam me ju. Bijtë e mi! Jam me ju në jetë, në dhimbje, në vuajtje, në gëzime e në dashuri; prandaj kini shpresë! Shpresa ju bën të kuptoni se ka jetë. Bijtë e mi! Unë ju flas, zëri im i flet shpirtit tuaj, zemra ime i flet zemrës suaj. Apostuj të dashurisë sime, sa ju do zemra ime amësore! Janë shumë gjërat që dëshiroj t’ju mësoj. Sa dëshiron zemra ime amësore që të jeni të plotësuar, por do të mund të jeni vetëm kur në ju do të jenë të njësuara shpirti, trupi dhe dashuria! Ju lutem si bijtë e mi, lutuni për Kishën dhe shërbëtorët e saj, barinjtë tuaj! Që Kisha të jetë siç e dëshiron Biri im, e pastër si uji burimi dhe plot me dashuri. Ju falënderoj!

Të dashur bij! Në këtë kohë të shqetësuar ju ftoj të keni më shumë besim në Hyjin që është Ati juaj në qiej dhe që më ka dërguar që t’ju përcjell tek Ai. Ju, hapni zemrat tuaja ndaj dhuratave që Ai dëshiron t’ju japë dhe në heshtje të zemrës adhuroni Birin tim Jezusin, që ka dhënë jetën e Tij me qëllim që të jetoni në përjetësi ku dëshiron t’ju përcjellë! Shpresa juaj qoftë gëzimi i takimit me të Tejetlartin në jetën e përditshme! Për këtë ju ftoj: mos lini pas dore lutjen sepse lutja bën mrekulli! Faleminderit që i jeni përgjigjur thirrjes sime!.

Të dashur bij! Fjalët e mia janë të thjeshta, por janë plot me dashuri amënore dhe zell. Bijtë e mi! Mbi ju po grumbullohen gjithnjë e më shumë hije të errësirës dhe të gënjimit, por unë ju ftoj ndaj dritës dhe ndaj së vërtetës: unë ju ftoj ndaj Birit tim. Vetëm Ai mund ta shndërrojë dëshpërimin dhe vuajtjen në paqe e në kthjelltësi. Vetëm Ai mund të japë shpresë në dhimbjet më të thella. Biri im është jeta e botës. Sa më shumë do ta njihni, aq më shumë do t’i afroheni Atij, aq më shumë do ta doni, sepse Biri im është Dashuria. Dashuria ndërron gjithçka, e bën tejet të bukur edhe atë që, pa dashuri, ju duket e pakuptim. Prandaj, ju them përsëri se, nëse dëshironi të rriteni shpirtërisht, duhet të doni shumë! E di, o apostuj të dashurisë sime, se nuk është gjihtmonë e lehtë, por, bijtë e mi, edhe udhët e dhimbshme janë rrugë që çojnë në rritje shpirtërore, në besim dhe tek Biri im. Bijtë e mi! Lutuni! Mendoni Birin tim! Në çdo moment të ditës lartësoni drejt Tij shpirtin tuaj! Unë do t’i mbledh lutjet tuaja si lule të kopshtit më të bukur dhe do t’ia dhuroj Birit tim. Jini lulishtet e lules më të bukur! Ndihmoni me lutje barinjtë tuaj, që të mund të jenë etër shpirtërorë plot me dashuri ndaj të gjithë njerëzve! Ju falënderoj!

To compare Medjugorje messages with another language versions choose

 

PC version: This page | Medjugorje | Apparitions[EN]  | Our Lady of Medjugorje Messages  | Articles[EN]  | Pictures[EN]  | Medjugorje Videos[EN]